Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha dhe ministri i Brendshëm Skënder Hyseni po mundohen t’ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit në lidhje me arrestimet e kosovarëve në vendet e Evropës dhe me kërkesë të INTERPOL-it, shkruan sot, gazeta Zeri.
Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës në lidhje me arrestimet që po ndodhin me kërkesë të Serbisë për ish-komandantët e UÇK-së.
Gazeta “Zëri” ka provuar që në lidhje me këtë çështje të intervistojë ministrin e Brendshëm Skënder Hyseni, por pavarësisht kërkesës, zëdhënësja Rroksana Qarri, duke përcjellë qëndrimin e ministrit Hyseni, ka kërkuar që për këto çështje pyetjet t’i adresohen Ministrisë së Drejtësisë si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).
Ndërkohë që përmes zyrës për informim, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha është përgjigjur në mënyrë shumë të rezervuar në disa nga pyetjet e parashtruara nga “Zëri”.
Ndonëse për opozitën çështja e arrestimeve me kërkesë të Serbisë është çështje e tri ministrive: MD-së, MPJ-së dhe MPB-së, në shumicën e pyetjeve ministrja Hoxha kërkon që përgjegjësia të kërkohet nga “institucionet tjera relevante”…
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...
Flick i ankohet zyrtarëve të UEFA për gjendjen e fushës para...
Lorik Cana nderohet me “Urdhrin e Skënderbeut” nga President...
Qytetarët në BE skeptik për pranimin e vendeve të Ballkanit,...
Trump thotë se Irani telefonoi këtë mëngjes: Ata do të donin...
Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik ...