Edhe partia Demokratike e Kosovës, i është gëzuar lirimit nga burgu të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Në partinë më të madhe në vend thonë se ai duhej të lihej plotësisht i lirë e jo të lirohej me kusht. Megjithatë, ata thonë se kjo mënyre e lirimit është më afër lirimit të plotë të tij.
Sekretari i subjektit më të madh në vend, Basri Musmuarati thotë se ndalja e Haradinajt nuk duhej të ndodhte fare. Ai pret qe Gjykata në Colmar të Francës të hedhë poshtë kërkesën e palës serbe për ekstradim në Serbi.
“Deri tash këto kërkesa të ndryshme të Serbisë nuk kanë pirë ujë në Evropë. Por, kjo kërkesë e këtillë sikur i ka pështjelluar punët, por nuk mendoj se ata do të kenë një kërkesë serioze sepse për të gjitha ato pretendime qe i ka Serbia ndaj Ramushit kanë marrë fund”, ka thënë Musmurati për ‘Indeksonline’.
Haradinaj, sipas tij, e ka dëshmuar në procese gjyqësore se është i pafajshëm.
I pyetur nëse është bërë mjaftueshëm nga ana e institucioneve për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, ai thotë se do të duhej angazhim edhe më i madh për liderin e AAK-së
“Do të duhej të ishte edhe një aktivitet më i madh për Ramushin që është bërë dhe duhet përshëndetur gjithë ata qe e kanë mbështet këto dite dhe e kanë kërkuar lirimin e tij”, ka shtuar ai.
Sa i përket problemeve më të cilat po ballafaqohet vendi, sekretari i PDK-së thotë se disa do të zgjidhen e disa do të trajtohen në të ardhmen.
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...
Flick i ankohet zyrtarëve të UEFA për gjendjen e fushës para...
Lorik Cana nderohet me “Urdhrin e Skënderbeut” nga President...
Qytetarët në BE skeptik për pranimin e vendeve të Ballkanit,...
Trump thotë se Irani telefonoi këtë mëngjes: Ata do të donin...
Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik ...