Kryesia e Kuvendit bashkë me shefat e grupeve parlamentare do të mblidhet të hënën e ardhshme(16 janar) ku pritet që të vendoset për pikat që do të diskutohen në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Në mesin e pikave janë edhe kërkesa për dy interpelanca të kryeministrit Isa Mustafa kërkuar nga deputetët e Vetëvendosjes dhe një interpelancë e ministrit të Arsimit Arsim Bajrami po ashtu me kërkesë të Vetëvendosjes.
Pikat që do të shqyrtohen në mbledhjen e Kryesisë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancën plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,
5. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,
6. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,
7. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1),
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,
11. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
12. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...
Flick i ankohet zyrtarëve të UEFA për gjendjen e fushës para...
Lorik Cana nderohet me “Urdhrin e Skënderbeut” nga President...
Qytetarët në BE skeptik për pranimin e vendeve të Ballkanit,...
Trump thotë se Irani telefonoi këtë mëngjes: Ata do të donin...
Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik ...