Më në fund autobusët e ri dolën të mërkurën rrugëve të Prishtinës.
Dy nga 15 sa kanë arritur deri më tani bënë udhëtimin e parë në linjat e kryeqytetit, njofton Klan Kosova.
Në vozitjen e parë ata patën udhëtarin e rregullt të trafikut urban, kryetarin Shpend Ahmeti, Ministrin e Financave, Abdullah Hotin, zyrtar të BERZH-it dhe disa qytetarë.
Njëri nga këta të fundit e pëlqeu udhëtimin me këto automjete të reja.
Puna më e lehtë do të jetë edhe për shoferët e Trafikut urban.
I entuziazmuar me autobusët e ti, kryetari Ahmeti premtoi edhe renovimin e stacioneve të tyre nëpër qytet.
Realizimin e këtij projekti të komunës e mundësoi një hua prej 10 milion eurosh e marrë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Por, kjo nuk do të jetë e fundit nga ky institucion financiar ndërkombëtar.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=QUkype2JBbM?feature=oembed]
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar: Një...
U përplas me një kamion, shpërthen një cisterne në një autos...
ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%