Avokati i ish-kryeministrit të Kosovës, Arianit Koci ka thënë se kësaj here nuk do të arrihet qëllimi politik i Serbisë, nëpërmjet kinse zgjerimit të hetimit kundër Ramush Haradinajt.
“Kjo nuk do të ketë sukses, para drejtësisë franceze”, ka shkruar Koci në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Kocit:
“Nuk është hera e parë që Serbia tenton t’i arrij qëllimet politike duke përdorur manovrime, manipulime dhe abuzim në procedime penale.
Kësaj here po pretendohet të arrihet qëllimi politik, nëpërmjet kinse zgjerimit të hetimit kundër z. Haradinaj. Por, kjo nuk do të ketë sukses, para drejtësisë franceze.
Në një rast të ngjashëm, atë të Qeverisë së Serbisë kundër Ejup Ganić, Gjykata e Mbretërisë së Bashkuar, me gjyqtarin Tim Workman, ka konstatuar se ka abuzim me procedimin penal, dhe rrjedhimisht kërkesa e Serbisë për ekstradim është refuzuar.
Besojmë fuqishëm se edhe kësaj radhe, do të del fytyra e vërtetë e Serbisë, dhe se gjyqësia franceze do të veprojë drejtë, ashtu siç e parasheh ligji, rregullat ndërkombëtare dhe parimi i mirëbesimit!”.
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë