Donald Trump-in e refuzon edhe këngëtarja Rebecca Ferguson

18:32 | 10 Janar 2017
Trina Galanxhi

Ish-ylli i X Factor ka vendosur që të mos marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president, për shkak të një zënke mbi zgjedhjen e saj të këngës.

30-vjeçarja nga Liverpool kishte kërkuar të këndonte këngën ‘Strange Fruit’, që përmban mesazh kundër racizimit, transmeton arbresh.info.

Kënga të cilën zgjodhi Ferguson të këndonte në origjinal është kënduar nga Billie Holiday.

Por ekipit të Trump kjo këngë nuk i është dukur e duhura.

Rebecca përmes një deklarate ka theksuar se ‘për shkak të rrethanave përtej kontrollit tim në lidhje me ofertën për të marrë pjesë në inaugurim, u hodh mes një arene politike’.

“Nuk ndjehesha mirë me këngën që më kishin zgjedhur, përderisa unë isha shumë e lumtur të këndoja këngën Strange Fruit. Megjithatë, ndjehem e privilegjuar që më është bërë ftesa”, ka theksuar ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale