Kryeministri Isa Mustafa do të qëndrojë në Berlin më 3 qershor, njofton Klan Kosova. Burime nga Ministria e Jashtme Gjermane kanë konfirmuar se ai do të pritet nga homologia e tij, kancelarja Angela Merkel.
Mustafa shkon në Berlin dy javë pasi aty qëndroi kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuciq. Ky i fundit nuk u prit nga Merkel, por nga zyrtarë të partisë së saj, CDU.
Klan Kosova po ashtu mëson se kancelarja gjermane do ta vizitojë Tiranën në fund të korrikut. Ajo do ta vizitojë Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Rama pati tretman të veçantë nga Merkel me rastin e samitit të liderëve të rajonit të Ballkanit në Berlin, gushtin e kaluar.
Ai ishte i vetmi që doli në konferencë të përbashkët për shtyp me shefen e qeverisë gjermane.
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...