Mediat amerikane i kanë bërë menjëherë jehonë deklaratave të Ramës ditën e sotme se Shqipëria do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit.
Rrjeti televiziv amerikan ABC News shkruan se tashmë Maqedonia do te këtë edhe një bllokadë nga Shqipëria, përvec Greqisë.
Kjo e fundit e kushtëzon hyrjen e Maqedonisë në NATO me konfliktin e emrit. Deklaratat e Ramës erdhën disa ditë pas ngjarjeve në Kumanovë, ku humbën jetën disa shqiptarë dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Po çfarë deklaroi konkretisht kryeministri shqiptar ditën e sotme gjatë takimit me ministra e Brendshëm nga vendet e rajonit, raporton Lapsi.al.
“Shqipëria, të gjithë ne duam një Maqedoni të qëndrueshme, por jo të pajetueshme; Një Maqedoni demokratike për të gjithë, që duhet të jetë pjesë e NATO-s, por që s’mund të bëjë pjesë në NATO, pa garantuar në frymë dhe në germë, vlerat dhe parimet që e bëjnë NATO-n jo një klub ushtarak, por një aleancë të popujve dhe të vendeve demokratike në mbrojtje të paqes dhe të të drejtës së çdo populli për të jetuar i lirë dhe për të qenë i mbrojtur nga kërcënimi i jashtëzakonshëm i terrorizmit. Që do të thotë po ashtu, se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO, pa garantuar në frymë dhe në germë, Marrëveshjen e Ohrit. Një Maqedoni ku liritë dhe të drejta e njeriut të përkojnë në frymë dhe në germë, me aspiratën e shpallur të Maqedonisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s”- tha Rama.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...