Rrugët nacionale dhe rajonale vazhdojnë të jenë lehtësisht të qarkullueshme, njofton Ministria e Infrastrukturës.
Sipas kësaj ministrie, të gjitha ekipet janë në teren duke vazhduar punën për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin, për një siguri maksimale në komunikacion.
“Rruga rajonale Brezovicë – Prevallë është hapur, ndërsa po vazhdohet të punohet për zhbllokimin e rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit”, thuhet në njoftim.
Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal në komunikacion duke respektuar rregullat e përcaktuara me Ligj./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...