Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e Kosovës, ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë, deri me datë 16 janar 2017.
Në një njoftimin e MASHT-it thuhet se ky vendim është marrë për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë dhe me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së gripit AH3V, për të cilin MASHT është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në njoftim thuhet se Ministria, në ditët në vijim do t’i njoftojë Drejtoritë Komunale për Arsim, me vendimin për mënyrën e kompensimit të orëve të humbura të mësimit.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...