Bashkëpunimi i mirë i komunës me KEDS-in dhe angazhimi maksimal i kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, në kontaktet e vazhdueshme me drejtuesit e KEDS-it në Mitrovicë, ka bërë që edhe rajoni i Shalës së Bajgorës, në orët e pasdites të furnizohet me rrymë elektrike.
Ekipet e KED-sit, të ndihmuara nga kompanitë e kontraktuara për shërbime nga komuna e Mitrovicës, sipas urdhëresës së kryetarit Bahtiri, kanë arritur që të sanojnë defektet në rrjetin e energjisë elektrike dhe kështu të bëjnë të mundur furnizimin me rrymë edhe të rajonit të Shalës së Bajgorës, pas dy ditësh të ndërprerjes, për shkak të prishjeve në rrejt.
Kryetari i komunë, Agim Bahtiri, falënderon përzemërsisht drejtuesit dhe punëtorët e KED-sit, për angazhim maksimal në riparimin e rrjetit dhe furnizimin me rrymë të tërë qytetit dhe tani edhe të rajonit të Shalës së Bajgorës.
“Në kushte tejet të vështira për intervenim dhe riparim të prishjeve, ekipet interevnuese të KEDSD-it bënë të pamundur që rryma të ndriçoj edhe në gjendje të këtillë, rajonin malor të Shalës së Bajgorës, ku gjendja ishte tejet e vështirë nga acari, furtunat dhe fërfëllizat që të premten në mbrëmje dhe ët shtunën kishin bllokuar tërë rajonin. Punëtorët dhe drejtuesit e KEDS-it meritojnë respekt për punën e madh që bënë dhe unë në emër të qytetarëve të Mitrovicës i falënderoj nga zemra”, tha kryetari Bahtiri./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...