Asambleja Komunale në Deçan mban mbledhje të jashtëzakonshme për lirimin e menjëhershëm të ish- kryeministrit të Kosovës, tash lider i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media të Komunës së Deçanit.
“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftojmë se, të hënën më 09 Janar 2017 ,në ora 13:00 në Deçan, Asambleja Komunale mban mbledhje të jashtëzakonshme për të kërkuar lirimin e mënjihershem të ish- kryeministrit Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është arrestuar nga policia franceze me një urdhër-arrest të Serbisë.
Arrestimi i tij ka zgjuar reagime të shumta të zyrtarëve mbarëshqiptarë, si dhe ata të huaj.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...