Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në vendin tonë, Radovan Miljanic, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet dhe projektet e kësaj ministrie për zhvillimin e këtij sektori.
Me këtë rast, ministri e ka njoftuar ambasadorin më hollësisht për programet e këtij viti, me ç rast ai ka treguar se kanë zgjeruar përkrahjen për shumë sektor e nënsektor të bujqësisë. Ministri shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin rajonal, e në këtë rast edhe me Malin e Zi, me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në të dyja shtetet. Ministri foli edhe për diskutimet që ka pasur me homologun e tij malazez, Petar Ivanoviq, me c rast tha se do të kenë kontakte të vazhdueshme për të konkretizuar hapat bashkëpunimit, të cilat do të parashihen edhe në një Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.
Nga ana e tij, ambasadori Radovan Miljanic, rikonfirmoi edhe njëherë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej në projektet që ndërlidhen me këtë sektor. Ai tha se Mali i Zi dhe Kosova mund të thellojnë edhe me tej bashkëpunimin në të mirë të zhvillimit të dy vendeve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...