Lëvizja Vetëvendosje e quan të pavërtetë lajmin që Glauk Konjufca është shpenzuesi i dytë më i madh në Kuvend. Në mesin e kundërshtimit përmendet edhe fakti se Konjufca ka qenë nënkryetar i Kuvendit vetëm në dy muajt e parë të vitit.
Shpenzimi e marsit i takojnë Aida Durgutit, që po ashtu është nga radhët e Vetëvendosje, e cila zëvendësoi Konjufcën në pozitën e nënkryetarit të institucionit ligjvënës në Kosovë.
Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës ka miratuar raportin e shpenzimeve për 3 mujorin e parë të këtij viti të Kuvendit të Kosovës. Për këto shpenzime ka raportuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili ka treguar në vija të trasha për shpenzimet e Kuvendit për këtë periudhë. Sipas raportit, që e transmeton KP, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe Duda Bale, kanë bërë më së shumti shpenzime me vetura.
Ky është reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:
Lëvizja VETËVENDOSJE! reagon fuqishëm kundër shpifjes së fundit ndaj Drejtuesit të Grupit tonë Parlamentar, z. Glauk Konjufca, se gjoja ky i fundit paska shpenzuar më së shumti derivate të paguara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke bërë gjoja 6 mijë e 17 kilometra me veturë zyrtare.
Fillimisht Glauk Konjufca nuk ka qenë nënkryetar i Kuvendit gjatë muajit mars, kështu që nuk mund të ngarkohet për tre muajt e parë të vitit 2015 por vetëm për 2 muaj.
E dyta, gjyma e këtyre kilometrave, janë të bëra gjatë muajit mars, nga nënkryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, znj. Aida Dërguti, meqë ajo jeton jashtë Prishtinës (në Vushtrri) dhe është e detyruar të udhëtojë për çdo ditë Vushtrri – Prishtinë – Vushtrri.
E treta, deputeti Konjufca, ka bërë rreth 1400km për 2 vizita zyrtare në Tiranë dhe një në Shkup, si përfaqësues i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe jo më shumë se 650km në tërësi, për aktivitetet e tjera zyrtare brenda territorit të Republikës së Kosovës gjatë muajve janar dhe shkurt.
E katërta, matja e shpenzimeve me kilometra është tendencioze ngase kjo nuk flet për shpenzimet e përkthyera në para, të cilat shumë deputetë i kanë më të larta. Lëvizja VETËVENDOSJE! që kur ka hyrë në Kuvendin e Kosovës, është përcaktuar që të zgjedh makinën më ekonomike që e posedon Kuvendi dhe ka refuzuar kategorikisht që të shfrytëzojë çfarëdo makine të shtrenjtë që ka shpenzime të larta. Aktualisht, makina që është shfrytëzuar nga z. Konjufca dhe tash znj. Dërguti, është e tipit SHKODA RAPID (1.6) dhe shpenzon mesatarisht 5l/100km, pra 3 herë më pak se sa gjipat që shfrytëzohen nga deputetët e partive të tjera.
Lajmi i plasuar në media se gjoja Glauk Konjufca është shpenzuesi i dytë më i madh nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është i pavërtetë dhe tendencioz duke e keq cituar qëllimisht edhe raportin e fryer dhe po ashtu tendencioz të komisionit përkatës të Kuvendit të Kosovës.
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...