Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Kosova, i cili pretendon se është grabitur në një farë mënyrë nga policia shqiptare.
Ai shkruan te profili i Berishës se e ndaluan policët rrugorë në Rrugën e Kombit dhe tentuan t’i vendosin gjobë për tejkalim shpejtësie.
Fillimisht ai thotë se polici i kërkoi 150 euro dhe më pas pazari u ul në 50 dhe deri në 10 euro.
DENONCIMI
“Pershendetje z.Berisha! Meqenese nuk pata mundesi tjeter te shpreh mllefin ndaj policise rrugore shqiptare, po ju shkruaj juve te denoncoj vjedhjen apo plackitjen qe beri dje njeri nga policet rrugor ndaj familjes sone.
Makina jone me tabela KS u ndal nga policia Te rrethi ku ndahet rruga Tirane – Shkoder- Kosove, beri sikur foli ne radiomarres me patrollen tjeter dhe na komunikoi qe ne kishim tejkaluar dyfish shpejtesine dhe duhej te na vinte gjobe 140 euro dhe sekuestrim patente dhe tha qe patenten mund ta marrim vetem nga Ambasada….
Ne ishim shume te sigurte qe nuk kishim tejkaluar shpejtesine dhe kerkuam fakte me cfare e kishte matur shpejtesine dhe kush e lajmeroi per shpejtesine tone perderisa neve nuk ishim ndalur nga ndonje patrolle tjeter.
Polici per ta zgjidhur kete pune kerkoi 50 euro cash ne dore por si perfundim u pajtua edhe me 10 Euro…. Do te thote se pretendimi i policit per shpejtesi ishte i kote dhe gjithe ai presion qe na beri kishte vleren 10 euro! Njejte si ne pame edhe shume te tjere qe nxirrnin para nga xhepi per te qerasur policet e babezitur!!!!! Kjo eshte policia e shtetit shqiptar ne krye te detyrës.
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...