Shënohet viktima e parë nga moti i acartë që ka përfshirë vendin. Policia e Durrësit ka gjetur të pajetë një 38-vjeçar në lagjen 17 të qytetit. Viktima eshte endacak dhe dyshohet ka vdekur nga i ftohti.
Policia informon se “Më datë 07.01.2017, rreth orës 07:30, në lagjen Nr.17, është gjetur i vdekur shtetasi A.S. 38 vjeç, banues në Durrës.Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.Pasi është identifikuar ne listën e personave pa banesë, shtetasi i mësipërm është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Specialistët e Zonës dhe Shërbimet e Rendit për ta sistemuar në ambjentet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet.Nga hetimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Avokatit të Popullit. Totozani, shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së një njeriu të pastrehë në Durrës, për shkak të të ftohtit.
“Kjo është një tragjedi njerëzore e paralajmëruar. Drejtuesit vendor nuk duhet të presin që të pastrehët apo të vobektit t’u zënë derën e zyrës, por të dalin vetë në terren së bashku me stafet e tyre, të identifikojnë qytetarët në nevojë dhe t’u ofrojnë atyre ndihmë dhe strehë”, shprehet Totozani.
Avokati i Popullit i bën thirrje edhe qytetarëve që të njoftojnë organet lokale dhe punonjësit e Policisë së Shtetit sa herë të shohin në rrugë njerëz të pastrehë, fëmijë apo të moshuar të braktisur.
“Të gjithë duhet të kontribuojmë në mbrojtje të së drejtës së jetës”, thekson Avokati i Popullit, Igli Totozani.
Njoftimi i policisë
Më datë 07.01.2017, rreth orës 07:30, në lagjen Nr.17, është gjetur i vdekur shtetasi A.S. 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Pasi është identifikuar ne listën e personave pa banesë, shtetasi i mësipërm është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Specialistët e Zonës dhe Shërbimet e Rendit për ta sistemuar në ambjentet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet.
Nga hetimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Fantastike/ Ernest Muçi shkëlqen në Turqi dhe hyn në histori...
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...
50 vjet burg për sulmuesin e shkollës në Zagreb një vit pas ...