Revista e përjavshme franceze “Telerama” ka renditur kryeqytetin shqiptar mes 10 qyteteve që duhen vizituar përgjatë 2017.
Në përshkrimin e saj “Telerama.fr” shkruan: “I ndaluar për turizëm gjatë periudhës komuniste, në 2017 Shqipëria është një vend që duhet parë nga afër. Është një destinacion në rritje. Pikat e forta të saj janë bregu Adriatik, kryeqyteti Tirana,i gjallë dhe plotë ngjyra, një vend për t’u zbuluar”.
Një promovim i tillë për vendin tonë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kryeministrit Rama, i cili teksa ka shpërndarë linkun e lajmit e ka komentuar me nota humori dhe ironi.
“Çudi e madhe! Si ka mundesi qe edhe Telerama (ju siguroj se nuk ka asnje lidhje me mua perveç ngjashmerise me mbiemrin), e perjavshmja popullore franceze sugjeron Tiranen, si nje nder dhjete destinacionet turistike te ketij vit?! Tirana e betonizuar e njemije e nje te zezave nje nder dhjete destinacionet me te preferuara per francezet?!Kaq budallenj te jene valle edhe keta?!”, shkruan Rama.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj