Për dy ditë, dhjetë persona kanë humbur jetën në Poloni, pasi vendi është përfshirë nga i ftohti ekstrem, kanë bërë të ditur autoritetet.
“Shtatë persona kanë humbur jetën të premten, që konsiderohej si dita më vdekjeprurëse në këtë dimër”, ka thënë një zëdhënëse nga qendra e qeverisë për sigurinë, transmeton arbresh.info.
“Ndërkaq, të ejtën janë shënuar tri viktima”, ka shtuar ajo. “Që nga nëntori numri i personave që kanë humbur jetën nga hipotermia ka shkuar në 53.”
Temperatuar që kanë shënuar në Poloni gjatë kësaj jave kanë arritur deri në -14 gradë Celcius. Autoritetet presin që numri i viktimave të rritet pasi pritet që temperaturat të ulen ëshë më shumë.
Policia ka bërë të ditur se njerëzit me të rrezikuar janë të pastrehët.
Dimri i fundit në Poloni ishte jashtëzakonisht i butë, megjithatë ka marrë 77 jetë njerëzish, në krahasim me 78 në vitet 2013-2014 dhe 177 gjatë viteve 2012-2013. /Arbresh.info
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë