Pothuajse të gjithë anëtarët e Komisionit për Media e kanë kritikuar raportin një vjeçar të RTK-së për vitin e kaluar i cili u prezantua nga drejtori Mentor Shala.
Deputetët, anëtarë të Komisionit kanë qenë njëzëri, (përveç deputetes nga PDK-ja Xhevahire Izmaku), kritik sa i përket raportit të punës duke e quajtur të dobët dhe që nuk paraqet gjendjen reale.
Sipas deputetëve, në këtë raport janë gjetur shifra të mëdha të shpenzimeve dhe pa ndonjë arsyetim.
Sipas anëtarëve të Komisionit, në RTK ka shumë të punësuar ndërkaq RTK nuk ofron program cilësor.
Po ashtu ata kanë vlerësuar se RTK ka rënie të shikueshmërisë dhe nuk e ka primatin e televizionit të parë në vend.
Deputetët kritikuan bordin dhe menaxhmentin e RTK-së për të gjitha këto që kanë ndodhur në RTK.
Sipas tyre, dikush duhet të japë përgjegjësi e dikush duhet të shkojë edhe në shtëpi
Në anën tjetër, drejtori Mentor Shala, me tone nervozizmi dhe tejet i acaruar me këto kritika u mundua të arsyetojë shpenzimet dhe borxhet që i ka RTK duke u arsyetuar se është dashur të blejë programe.
Ndryshe raporti një vjeçar i punës për RTK-në për vitin 2014 nuk u votua në mungesë kuorumi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...