Shpend Ahmeti “ndezë” alarmin: Na pret vikend i rëndë!

18:52 | 5 Janar 2017
M. A.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka njoftuar qytetarët e tij se na pret një vikend i vështirë nga të ftohtit dhe se duhet të jemi gati. Ahmeti ka bërë publikë numrat e emergjencës ndërsa ka thënë se temperaturat do të shkojnë deri në -21 gradë.

“Duke filluar nga tani e gjithë vikendin, temperaturat do të jenë shumë të ulta prej -11 sonte, -19 nesër e premte e deri në -21 të shtunen. Të rreshurat sonte 12 cm borë. Ju lusim që të reduktoni lëvizjet me makina dhe për çdo emergjencë lajmëroni në 080012233, 080012244, dhe 080012255” thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale