Njerëzit që jetojnë afër rrugëve të mbingarkuara ka gjasa të preken nga Alzheimeri

17:17 | 5 Janar 2017
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të fundit, njerëzit që jetojnë afër rrugëve të mbingarkuara ka gjasa të preken nga Alzheimeri dhe nga sëmundjet tjera mentale.

Shkencëtarët të cilët për 11 vite kanë studiuar ecurinë e më shumë se gjashtë milionë kanadezëve kanë gjetur se ata që janë jetuar pranë rrugëve të mbingarkuara janë prekur më shpejt nga sëmundjet mentale, transmeton arbresh.info.

Krahasuar me ata që jetojnë 30m larg rrugëve kryesore, njerëzit që jetojnë afër rrugëve të ngarkuara të trafikut janë më të prekur nga sëmundja e Alzheimerit për 7%.

Studiuesit kanë theksuar se ekspozimi  afatgjatë në ndotjen e ajrit dhe zhurma e trafikut mund të kontribuojnë në tkurrjen e trurit dhe mund të sjellin dëmtime mentale.

Shkencëtari Dr. Hong Chen, ka theksuar se gjatë studimit është gjetur se njerëzit që jetojnë pranë rrugëve të rënduara nga makinat kanë gjasa të preken më lehtë nga sëmundjet mentale.

“Me ekspozimin tonë të gjërë të trafikut dhe tendenca e njerëzve që të jetojnë në qytete, bën që të rrezikohet shëndeti”, shtoi ai.

“Rritja e popullsisë dhe urbanizmi i ka vendosur njerëzit pranë vendeve me trafik të rënduar dhe ekspozimi pranë këtyre rrugëve ndikon në sëmundjet mentale”, theksoi ai.

Studiuesit kanë theksuar se ata ende janë duke hulumtuar për efektet e ndryshme të trafikut në shëndetin e njeriut, sikurse janë ndotja e ajrit dhe zhurma./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale