Avokati i rastit të Astrit Deharit, Tomë Gashi gjatë një konference për media ka thënë se ekspertet e pavarur dhe ai nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore në rastin Dehari sepse sipas tij kanë pas leje nga Prokuroria, transmeton arbresh.info
Sipas tij Prokuroria Themelore në Prizren ka qenë e njoftuar se ekspertet e pavarur do të përpilojnë fakte ligjore.
“Ata ne mënyrë të ligjshme janë pajisur me materiale (me foto mostra te gjakut dhe të tjera) që ua kam dhënë dhe këto janë marrë me leje të prokurorit Sylë Hoxha. Të gjitha raportet iu janë dhënë eksperteve të pavarur që ta përpilojnë raportin në mënyrë të pavarur. Pas pajisjes ata kanë përpiluar raportin ku ka thënë se vdekja e Astrit Deharit ka ardh nga asfiksia mekanike”, tha Gashi.
Ai tha se këtë raport Prokuroria ka deklaruar se nuk do ta merr për bazë këtë raport.
“Pas publikimit të raportit, prokurori Sylë Hoxha ka deklaruar se nuk do të merr për bazë raportin e tyre edhe pse ai vet i ka pajisur me fakte. Po ashtu edhe Dhurata Hoxha ka deklaruar se ka lejuar pjesëmarrjen e ekspertëve të pavarur në obduksion. Ministrja ka kërkuar nga prokuroria që të marr për bazë raportin e ekspertëve. Ajo ka kërkuar që nëse ekspertët e pavarur dhe Avokati i rastit nuk mund ta dëshmojnë se ka qenë vrasje atëherë duhet të hetohen ata, sipas saj për tejkalim te detyrës”, deklaroi ai.
Ai tha se kjo nuk ka asnjë logjikë, sepse ekspertiza është bërë në baza ligjore dhe atëherë duhet të kërkohet hetim edhe për Sylë Hoxhen e Prokurorinë që kanë lejuar pjesëmarrjen e ekspertëve./Arbresh.info
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave