“Janë më shumë se 40% e qytetarëve të papunë dhe afër 20% në varfëri ekstreme dhe në vend të ndërrmarjes së veprimeve për zbutjen e papunësisë dhe varfërisë, këta tentojnë të pasurojnë edhe më shumë veten dhe deputetët”, ka thënë ajo.
Ja postimi i plotë nga Albulena Haxhiu:
” Qeveria paska hartuar projektligjin për pagat i cili ndër të tjera paska për qëllim rritjen e shtesave për deputetët, kushedi se edhe çfarë përmban tjetër!
Në kohën kur qytetarët e Kosovës po luftojnë me varfërinë dhe mjerimin, Qeveria, planifikon rritjen e standardit për vete dhe deputetët e Kuvendit.
Janë më shumë se 40% e qytetarëve të papunë dhe afër 20% në varfëri ekstreme dhe në vend të ndërrmarjes së veprimeve për zbutjen e papunësisë dhe varfërisë, këta tentojnë të pasurojnë edhe më shumë veten dhe deputetët.
Nuk i dijmë detajet tjera të këtij projektligji, por nëse i njëjti do të procedohet në këtë mënyrë, duhet të kundërshtohet!
Shtrohet pyetja se pse deputetët (edhe tani) kanë edhe pagë të lartë por edhe shtesa në komisione dhe seanca?!
Kjo duhet të ndërpritet sa më parë! ”
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave