Komunë e Prishtinës është e brengosur se sistemi i ri i INTRANET-it i paraparë të ndërrohet nesër nga MAPL-ja, sidomos pjesa e inkasimit të shërbimeve, nuk është fare në nivel dhe do të shkaktojë pakënaqësi të mëdha edhe tek qytetarët.
Komunikata e plotë e Komunës së Prishtinës:
Më 4 janar është paraparë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që të zbatohet sistemi i ri i INTRANET-it në të gjitha Komunat e Kosovës, përfshirë edhe Komunën e Prishtinës.
Para zëvendësimeve të sistemeve të tilla të mëdha, zakonisht bëhen faza testuese të sistemit të ri paralel me sistemin e vjetër, dhe tek pas përputhshmërisë së plotë të dy sistemeve bëhet zëvendësimi. MAPL nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe ka vendosur që menjëherë të fillohet me sistemin e ri, në fillim të vitit, kohë kjo kur kërkesat e qytetarëve janë shumë të mëdha.
Si Komunë e Prishtinës, jemi shumë të brengosur se ky sistem i ri, sidomos në pjesën e inkasimit të shërbimeve, nuk është fare në nivel dhe do të shkaktojë pakënaqësi të mëdha edhe tek qytetarët.
Si Komunë e Prishtinës iu kemi drejtuar zyrtarisht MAPL-së, më 27 dhjetor 2016, ku i kemi shprehur brengat tona. MAPL ka garantuar se deri më 4 janar gjithçka do të rregullohet, për çka ne jemi shumë skeptik. Të njëjtin shqetësim dhe problem e kanë shprehur edhe disa nga Komunat e tjera të Kosovës.
I lusim qytetarët që të kenë durim dhe të kuptojnë situatën që do të krijohet nga dita e nesërme, që është pasojë e zbatimit të këtij sistemi të ri nga MAPL.
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë në kompleksin në Tiranë ...