Gucati ka thënë se tashmë kanë filluar të paraqesin ligjin para veteranëve, duke thënë se situata në terren është e kënaqshme në përjashtim të Zonës së Dukagjin, zonë kjo që sipas Gucatit po udhëhiqet nga njerëz politik.
“Kryesisht kryetarët e degëve të Dukagjinit, Istogu, Peja, Deçani dhe Gjakova… ata janë duke i rrejt veteranët, ata nuk kanë mbajt takime me këshillin drejtues. Kanë rrjet kur kanë dal me komunikatë. Ne i kemi shokët aty. Vetëm Istogu ka qenë në takimin e Këshillit Drejtues. E ata janë njerëz të politikës. Shkumbin Demaliaj që është mësuar me i ndërrua partitë herë në AKR e herë në AAK, ai i prin kësaj valle dhe e bën propagandën ndaj shokëve të vet dhe kjo është turp. Pasi që për herë parë shokët tanë që kanë vdekur marrin pensione”, shtoi ai.
Ndryshe sipas ligjit të ri veteranët kategorizohen në tri kategori ata që paguhen 250 euro, kategoria e dytë 170 euro dhe kategoria e fundit 120 euro./Arbresh.info
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...