Është mandati i tij i fundit si kryetar i komunës së Gjilanit. Thotë se i ka dhënë mjaftë shumë gjilanasve. Përkushtimin e tij politik pritet ta vazhdojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës në qendër.
“Ky është mandati i tretë i imi në cilësinë e kryetarit të Komunës. Mendoj se i kam dhënë mjaftë shumë gjilanasve. Nuk do të rikandidoj për kryetar, definitivisht. Ajo për të cilën e kam marrë mandatin është realizuar, madje janë tejkaluar parashikimet. Gjilani sot nuk është më qytet i harruar e anashkaluar sa u përket investimeve. Tashmë, kam arritur që Gjilanit t’ia rikthej partneritetet ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit në një intervistë për Indeksonline.
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...