Java e parë e janarit po parashkohet të jetë njëra ndër javët më të ftohta të këtij viti në Kosovë
Në mesnatën e ditës së diele temperaturat minimale në vend do të shkojnë deri në -20 (minus) gradë celsius.
Kështu po thonë njohës të çështjeve hidrometeorologjike të Kosovës. Profesori i hidrometeorologjisë, Sylë Tahirsyla, ka thënë se java që vjen do të ketë ulje të temperaturave.
Sipas tij datat 5,6,7 dhe 8 do të jenë datat me të ftohta në vend.
“Me datë 5 do të ketë ulje të theksuar të temperaturave minimale dhe maksimale. Temperaturat deri në fund të javës do të shkojnë deri në -20 gradë Celsius, maksimalet deri në -10 gradë Celsius”, ka thënë Tahirsyla.;
Ai bëri të ditur se gjatë natës së sotme, e martë, temperaturat do të shkojnë deri në -10 gradë celsius.
“Temperaturat minimale gjatë natës së sotme do të shkojnë deri në -10, si dhe për nesër temperaturat do të varijojnë nga 0 deri në +2”, ka thënë për Express Tahirsyla, njohësi i çështjeve hidrometeorologjike.
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...