Yashin, aleat i ngushtë i politikanit të vrarë, nuk beson se dy personat e akuzuar me origjinë çeçene , Zaur Dadayev dhe Anzor Gubashev, janë vrasësit e 55-vjeçarit dhe aspak nuk beson që kjo kihte lidhje me radikalët islamikë.
“Nuk beoj se vrasësit e Nemtsovit kanë ardhur nga jashtë Rusisë. Qëllimi i vrasjes ishte për të trembur shoqërinë. Jam i bindur se organizatorët e kësaj vrasjeje janë këtu në Rusi, e madje edhe pjesë e qeverisë. Këta njerëz duhet të kapen dhe të dalin përpara drejtësisë, në të kundërt ekzekutimi i Boris Nemtsovit do të jetë i fundit”, ka deklaruar Yashin.
Në paraburgim po mbahen edhe tre të dyshuar të tjerë, ndërsa një person i gjashtë hodhi veten në erë gjatë një përballjeje me forcat e sigurisë në kryeqytetin e Çecenisë, Groznyu, u raportua të djelën. /arbresh.info/
TikTok ka një vegël të re që ju lejon të “ringjallni” një fo...
Trump: Melania dhe unë jemi të pikëlluar, i urojmë Bidenit s...
Ramadani lojtari i ndeshjes në fitoren e Lecces
Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive
Galatasaray shpallet kampion i Turqisë, dy xhiro pa përfundu...
Diagnostifikimi kancer, Hoxhaj i uron shërim të shpejtë ish-...