Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë , Samuel Zbogar, është i shqetësuar me sjelljen e qeverisë karshi artit. Madje ai i ka dhënë vërejtje MKRS-së edhe publikisht në një ceremoni me rastin e Ditës së Evropës me 9 Maj.
“Kinemaja është shumë e rëndësishme për të gjithë ne dhe unë jam i lumtur që këtë vit po e shënojmë Ditën e Evropës me aktivitete të tilla. Kam dy mesazhe për të dhënë; ProFilmFest duhet të kthehet në shtëpinë e vet, dhe Ministria e Kulturës duhet t’i kushtojë rëndësi ruajtjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të rëndësishme kulturore për vendin”, kishte thënë Zbogar.
Kujtim Shala duket të jetë ministri që nuk po e duan zyrtarët e lartë ndërkombëtar në Kosovë. E kjo, për shkak të sjellës se tij me kulturën, me saktë me shkurtimet buxhetore, por edhe qasjen ndaj trashëgimisë kulturore. Madje thuhet se edhe ambasadorë të shumtë të vendeve mjaftë mike të Kosovës janë të çuditur me mënyrën e menaxhimit të tij dhe kanë shprehur shqetësimet e tyre.
MKRS-ja, nën udhëheqjen e Shalës ka bërë shkurtim drastike të buxhetit për aktivitete të rëndësishme kulturore në vend dhe kjo ka zgjuar në këmbë artistët të cilët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e tij, apo shkarkimin. Deri tash asnjëra nga këto nuk ka ndodhur.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...