I dyshuari për sulm me kamion në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona, ka udhëtuar me autobus nga Hollanda për në Francë para se të nisej në Itali, ku edhe u qëllua për vdekje.
Dy ditë para sulmin në Berlin, tuniziani Anis Amri ka hipur në një autobus gjatë natës në qytetin holandez Nijimegen, pranë kufirit me Gjermaninë dhe ka udhëtuar drejt Lionit, Francës qendrore, thonë burimet e afërta të hetimeve për mediat franceze, transmeton arbresh.info.
Amri zbriti nga autobusi në stacionin hekurudhor Lyon-Part-Dieu. Nga atje ka marrë një tren për në qytetin franze Chambery dhe më pas ka udhëtuar drejt Milanos, në Italinë veriore.
Një biletë treni nga Lion për në Milano dhe Torino është gjetur në trupin e tij, thonë hetuesit.
Hetuesit ende janë duke u përpjekur për të përcaktuar se ai Amri ishte në gjendje të largohej nga Berlini dhe se si arriti në Hollande.
“Unë mund të konfirmoj se policia holandeze janë duke hetuar si ka arritur ai deri në Holandë”, ka thënë një zëdhëns i prokurorisë publike në Hollandë.
Anis Amri ishte pjesë e grupit terrorist ISIS dhe në një video të lëshuar javë me parë nga mediat e huaja thuhet se ai i ishte zotuar për besnikëri liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi./Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën