Arabia Saudite ndihmon sirianët e shpërngulur nga lufta

22:46 | 27 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Arabia Saudite nisi sot një fushatë për mbledhjen e fondeve për t’iu ardhur në ndihmë të zhvendosurve nga lufta në Siri, veçanërisht ato të Alepos, ish-bastion i rebelëve mbështetur nga Riadi zyrtar.

“Drejtuesit sauditë kanë dhënë 35 milionë euro për fillimin e kësaj fushate”, sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve, SPA.

Më shumë se 11 milionë sirianë, rreth më shumë se gjysma e popullsisë, janë zhvendosur që prej fillimit në vitin 2011 të konfliktit në Siri që ka shkaktuar më shumë se 310 000 të vdekur.

Iniciativa saudite ndodhi pas evakuimit të dhjetëra mijëra civilëve dhe luftëtarëve nga një pjesë e Alepos, qyteti i dytë në Siri, rimarrë javën e kaluar rebelëve nga ushtria e Bachar al-Assad me ndihmën e Rusisë dhe Iranit, transmeton atsh.

Arabia Saudite është një prej mbështetësve kryesorë të rebelëve në luftën kundër regjimit të Damaskut.

Shpërndaje në rrjete sociale