Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) ka reaguar pas zjarrit që ra në një banesë në Tepelenë, e ku për pasojë humbën jetën dy persona, 35-vjeçarja Elona Shehaj dhe foshnja e saj vetëm 6 muajsh.
ISHTI sqaron se shkak i zjarrit mund të jetë rrjedhja e gazit, por pavarësisht kësaj bombola nuk ka shpërthyer.
“Menjëherë pasi janë informuar për ngjarjen e rëndë në Tepelenë Inspektore të Inspektoriatit Shteteror Teknik Industrial janë nisur drejt Tepelenës, ku në lagjen 15 shtatori të këtij qyteti humbi jetën për shkak të zjarrit të rënë në banesë e zonja e shtëpisë Elona Shehu, 31 vjeçe dhe foshnja e saj 6 muajsh.
Pas inspektimit në vendngjarje u arrit në konkluzionin se shkaku i kësaj ngjarje të rëndë mund të jetë rrjedhja e gazit nga tubi furnizues prej gome ose nga vendi i bashkimit të reduktorit të presionit me bombolën. Ndërkaq, nga inspektimi rezulton se bombola nuk ka shpërthyer dhe nuk ka shenja çarje”, thuhet në reagimin e ISHTIT.
Zbardhja e plotë e kësaj ngjarje pritet të bëhet pas përfundimit të hetimeve.
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...