Kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen, në një intervistë për një gazetë greke, ka thënë se ‘NATO ekziston vetëm për t’i shërbyer qëllimeve të Uashingtonit’.
Ajo ka shtuar se ka për qëllim të mbajë një referendum të stilit Brexit, transmeton arbresh.info.
Le Pen, liderja e Frontit Kombetar të ekstremit të djathtë në Francë dhe kandidate për presidente në zgjedhjet e 2017-tës është e njohur për pikëpamjet e saj anti-emigracion.
Së bashku me Francën, ajo sugjeroi se edhe Portugalia, Italia, Spanja, Irlanda, Greqia dhe Qiproja duhet të largohen nga Bashkimi Evropian.
“Frexit do të jetë pjesë e politikës sime”, tha ajo për gazeten greke Dimokratia. “Njerëzit duhet të kenë mundësinë të votojnë për çlirimin nga skllavëria.”
Ajo gjithashtu ka shtuar se do të largojë Francën nga NATO nëse ia del të merr postin e presidentes.
“NATO u krijua kur ekzistonte rreziku nga Traktai i Varshavës dhe nga ekpansionizmi i Bashkimit Sovjetik”, tha Le Pen. “Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më dhe pas Traktati i Varshavës. Uashingtoni e mban NATO-n për t’i shërbyer asaj”.
Në lidhje me emigracionin, Le Pen tha mbështet masat për të frenuar fluskin e emigrantëve në Evropë.
“Jam kundër secilës politikë që promovon hyrjen e emigrantëve në Evropë. Ky tsunami i emigrantëve duhet të ndalet. Evropa nuk ka fuqi për të siguruar të gjithë ata që nuk gjejnë punë dhe mundësi për t’u pasuruar. Emigrantët kryejnë akt të paligjshëm që nga momenti që shkelin në tokë të huaj, prandaj edhe duhet të kthehen në vendin e tyre,” tha Le Pen./Arbresh.info
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...