Ushtria nigeriane ka mposhtur militantët e Boko Haram nga ‘fortesa’ e fundit e tyre në pyjet Sambisa, ka thënë presidenti, Muhammadu Buhari.
“Terroristët janë në arrati dhe nuk kanë ndonjë vend për t’u fshehur”, tha Buhari në një deklaratë,transmeton arbresh.info.
Ai ka shtuar se kampi i islamistëve ka përsuar disfatë në orën 13:35 sipas kohës lokale.
Javët e fundit ushtria ka qenë e angazhuar në një ofensivë te madhe në pyll, që ndodhet në verilindje të shtetit Borno.
Ka pasur spekulime se disa nga nxënëset Chibok që u kidnapuan në vitin 2014 janë duke u mbajtur në pyll.
Ushtria ka rimarrë nën kontroll zona të konsiderueshme të territorit që kontrolloheshin më parë nga Boko Haram.
“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të përgëzoj ushtrinë për vendosmërinë, guximin dhe elasticitetin që kanë dhënë gjatë sulmit për mposhtjen e kryengritësve Boko Haram”, ka thënë Buhari.
Boko Haram ende vazhdon luftën me bomba vetëvrasëse në verilindje të Nigerisë. Grupi mendohet se ka vrarë më shumë se 15 njerëz dhe ka zhvendosur më shumë se dy milionë gjatë një kryengritje shtatë vjeçare./Arbresh.info
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...