Beteja e kujdestarisë mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie sa vjen e bëhet më serioze. Stafi ligjor i aktorit 53-vjeçar, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Los Angeles të heqë të dhënat e 6 fëmijëve, me pretendimin se ato dhunojnë privatësinë tyre.
Ata pretendojnë se Jolie ka ekspozuar fëmijët e çiftit hollivudian, duke bërë publike emrat e terapistëve të tyre dhe profesionistëve të problemeve mendore që kujdesen për fëmijët.
Aktorja e “Maleficent” duket se është e vendosur të injorojë madje edhe të bjerë dakord me standardet elementare lidhur me interesin e fëmijëve, ka thënë stafi lidhor në dokumentet e dorëzuara në gjykatë.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...