Cristiano Ronaldo i ka quajtur fëmijët e shumëvuajtur të Sirisë ‘heronjtë të vërtetë’.
Ai këtë koment e bëri pasi iu bashkua një fushate për të siguruar ushqim, mjekim dhe ndihmë psikologjike për fëmijët në Aleppo, transmeton arbresh.info.
“Kjo është për fëmijët e Sirisë. Ne e dimë që ju keni vuajtur shumë. Unë jam një lojtar i njohur, por ju jeni heronjtë e vërtetë”, ka thënë ylli i Real Madridit në një video mesazh për organizatën Save the Children.
“Mos e humbisni shpresën tuaj, bota është me ju. Ne kujdesemi për ju, unë jam me ju.”
A message of hope to the children affected by the conflict in Syria. @SavetheChildren pic.twitter.com/Zsdvu2nuXd
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) December 23, 2016
Nick Finney, nga organizata Save the Children për Siri, tha se: “Ronaldo nuk është vetëm një nga figurë e njohur sporti, por ai gjithashtu është bërë fener i shpresës për miliona djem dhe vajza në mbarë botën dhe shpresa është diçka për të cilën fëmijët e Sirisë kanë nevojë më shumë.”
Të paktën 15.000 fëmijë janë në mesin e më shumë se 300.000 njerëzve të cilët janë vrarë në luftën e Sirisë gjatë pesë viteve të fundit./Arbresh.info
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...