CNN: Sulmuesi në Berlin ishte pjesë e rrjetit të ISIS-it në Gjermani

Italian police stand by the body of suspected Berlin truck attacker Anis Amri after he was shot dead in Milan on December 23, 2016. The Tunisian man suspected of carrying out the deadly Berlin truck attack at the Christmas market was shot dead by police in Milan on December 23, Italy's interior minister Marco Minniti said. The minister told a press conference in Rome that Anis Amri had been fatally shot after firing at two police officers who had stopped his car for a routine identity check around 3:00 am (0200 GMT). Identity checks had established "without a shadow of doubt" that the dead man was Amri, the minister said. / AFP / DANIELE BENNATI (Photo credit should read DANIELE BENNATI/AFP/Getty Images)

16:57 | 23 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Anis Amri, 24-vjeçari që kreu sulmin terrorist në Berlin, duke lënë të vdekur 12 persona, ishte pjesë e rrjetit të Shtetit Islamik të organizuar nga predikuesi radikal, Abu Wala.

Wala, i njohur si ‘predikuesi pa fytyrë’ kishte ndërtuar atë që prokurorët gjermanë e quajnë ‘rrjet mbarëkombëtar i xhihadistëve Salafi’, të cilët janë të ndërlidhur ngushtë dhe veprojnë sipas detyrave që u ndahen, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.

Ëala dhe katër persona të tjerë janë arrretuar në nëntor me akuzat për terrorizëm.

Sipas CNN, përpjekjet e rekrutimit janë bazuar në shtetet e North Rhine-Westphalia dhe Saksonisë së Ulët, duke ngritur fonde përmes grabitjeve dhe kredive mashtuese.

Sipas dosjeve hetimore, Amri morri pjesë në trajnimin fizik për t’u përgatitur për t’u bashkuar me militantët e ISIS-it në Lindjen e Mesme në fund të vitit 2015. Është e paqartë se pse ai nuk është larguar nga Gjermania.

Amri kishte filluar të diskutonte planet për të nisur sulm në Gjermani menjëherë pasi planet e udhëtimit të tij dështuan. Besohet se Amrit iu gjet një vend për t’u fshehur nga rrjeti i ISIS-it në Gjermani.

Në bazë të dosjeve, anëtarët e tjerë kishin diskutuar të ngisnin një kamion të mbushur me benzinë dhe bombë në një turmë.

Tunizian 24-vjeçar është vrarë nga policia italiane në Milano të premten herët në mëngjes.

Të premten, Shteti Islamik ka lëshuar një video ku thotë se Amri u zotua për besnikëri nga liderit të ISIS-it, Abu-Bakr al-Baghdadi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale