Autoritetet turke do të ndërtojnë 175 burgje të reja në vitin 2017, pasi burgjet ekzistuese janë mbipopulluar pas tentimit të grusht shtetit gjatë muajit korrik.
Ankaraja pritet të ndërtojë burgjet e reja në kuadër të programit shtetëror për të përmisuar aftësitë e sistemit të burgjeve në Turqi, pasi ajo nuk është në gjendje të përballojë sasinë e të burgosurve pas grusht shtetit, ka shkruar Turkish Minute, duke cituar Ministrin e Drejtësisë, Bekir Bozdag, transmeton arbresh.info.
Në të njejtën kohë, autoritetet turke kanë theksuar se do të mbyllin 157 burgje të vjetra për shkak të kushteve të dobëta.
Me 15 korrik, në Turqi është ballafaquar me një përpjekje për grusht shtet. Ankaraja ka akuzuar klerikun me bazë në SHBA, Fetullah Gulen për organizmin e grusht shtetit.
Që nga ajo në Turqi janë arrestuar më shumë 82 mijë njerëz nga personeli ushtarak, aktivistë dhe gazetarë të dyshuar për lidhjet e tyre me Gulenin./Arbresh.info
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...