Të gjithë fajtorët për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrej Karlov do ta marrin dënimin e merituar, shkroi sot kryeministri turk, Binali Jilldirim në një libër zie në Ambasadën e Rusisë në Ankara.
“Ata të cilët me këtë vrasje makabre deshën t’i dëmtojnë marrëdhëniet e tona të mira dhe t’i rrënojnë urat midis popujve tanë, nuk do ta arrijnë qëllimin e tyre. Të gjithë fajtorët, një nga një, do të zbulohen dhe do ta marrin dënimin e merituar”, shkroi Jilldirim në librin e zisë të hapur me rastin e vrasjes së ambasadorit Karlov.
Siç njofton TAS, Jilldirim theksoi se Karlov ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin e marrëdhënieve turke me Rusinë dhe është “bërë simbol i përjetshëm i miqësisë turke”.
“Dhembja jonë është e thellë. Por, vendosmëria jonë për t’i zhvilluar marrëdhëniet në bazë të interesave të përbashkëta dhe pritjet e popujve tanë është përforcuar akoma më shumë. Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë dhe kombit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Karlov, te të afërmit e tij dhe deri te populli rus dhe Qeveria”, shkroi Jilldirim.
Ambasadori turk Karlov u vra të hënën nga polici turk, Mevlut Mert Altantash gjatë hapjes së ekspozitës së fotografive “Rusia në sytë e turqve” në Qendrën për art bashkëkohor në Ankara.
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...