Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Federatës së Peshkatarëve sportiv e rekreativ të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Arjanit Sllamniku, i cili i dorëzoi presidentes certifikatën e anëtarit të nderit të kësaj Federate.
Presidentja Jahjaga duke e falënderuar delegacionin e Federatës së Peshkatarëve sportiv e rekreativ të Kosovës tha se ndjehet e nderuar për anëtarësimin e saj.
Ajo e vlerësoi punën dhe angazhimin e Federatës në vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës për ruajtjen e mjedisit dhe vlerësoi se duhet një punë e përbashkët në mbrojtjen e resurseve natyrore të Kosovës, të lumenjve e liqeve dhe në përgjithësi të natyrës.
Presidentja Jahjaga tha se do të jetë mbështetëse dhe përkrahëse e fuqishme e aktiviteteve të Federatës së Peshkatarëve të Kosovës.
Sllamniku e vlerësoi angazhimin e presidentes Jahjaga dhe mbështetjen që po i jep Federatës dhe tha se anëtarët e saj janë të nderuar me anëtarësimin e presidentes.
Ai e njoftoi presidenten Jahjaga për gjithë aktivitetin e Federatës, planet e saj në të ardhmen dhe angazhimin në ndërkombëtarizimin e saj dhe pranimin në nivel të Federatës e Konfederatës Ndërkombëtare./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...