Kryeministri grek Alexis Tsipras gjatë një fjalimi në Berlin në një kongres të partive të majta evropiane tha se ishte koha për krediorët të kuptojnë se populli grek ka bërë sakrifica të mjaftueshme.
Tsipras tha se Greqia nuk do të dorëzohet ndaj atyre që duan që Greqia të mbajë përgjithmonë politika shtrënguese, transmeton arbresh.info.
“Kreditorët duhet të dinë se populli grek ka bërë sakrifica të mjaftueshme dhe se tani është koha që ata të përmbushin detyrimet e tyre”, tha ai.
“Ne jemi të vendosur që populli jonë të mos dorëzohet”, shtoi ai.
“Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe kreditorët tani duhet të bëjnë pjesën e tyre”, tha Tsipras.
“Unë jam optimist se Greqia do të arrijë qëllimet e veta. Por ne kurrë nuk do të pranojmë logjikën e ‘kursimit të përjetshëm’ që shkatërron shoqërinë greke”, theksoi ai./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...