Dega e Nisëm në Drenas, thotë se kandidati i tyre për kryetar të kësaj komune, Isa Xhemajlaj, do të dal fitues i këtyre zgjedhjeve.
Përmes një njoftimi për media, Nisma u ka bërë thirrje gjithë komisionerëve e vëzhguesve tanë të mos bien pre e asnjë propagande ku nxjerrin rezultatin e zgjedhjeve ende pa filluar procesi i numërimit të votave.
“Dega e Nismës për Kosovën u bën thirrje gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve tanë të jenë të kujdesshëm në procesin e numërimit të votave dhe mos të bien pre e asnjë dezinformate që nxjer PDK’ja, sepse në bazë të informacioneve nga njerëzit tanë në teren, fitues i zgjedhjeve të sotme është kandidati ynë Isa Xhemajlaj”, thuhet në njoftimin e Nismës.
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë