Aleanca Kosova e Re pret që Nisma dhe kandidati për kryetar Isa Xhemajlaj ta shpallë fitoren në komunën e Drenasit.
Ish-kandidati për kryetar nga radhët ë AKR-së, Elmi Thaçi në një prononcim për “Indeksonline” ka akuzuar PDK-në për, siç thotë ai, presionin ndaj qytetarëve.
“Presim që koalicioni të shpallë fitoren në mbrëmje. Ka disa eksese, PDK është duke bërë presion mbi qytetarët. Çdo kryq, lagje, rrugë i ke nga dy-tre të tyre, ta merr mendja që janë në pozicione si të jenë në lift”, ka thënë ai.
Më tej, Thaçi thotë se fitorja e tyre do të vuloset pasi edhe në zgjedhjet e kaluara kishin mposhtur partinë në të cilën po garon Ramiz Lladrovci.
“Besojmë se do të fitojmë sonte, ashtu siç ndodhi me 4 dhjetor ku 55% votuan për ndryshimin”, është shprehur ai.
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë