Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe i Sportit, Musa Selimi, ka ndryshuar listat e kandidatëve për Këshillin e Komisionit Mësimor Shkencor. Qëndrimi i Këshillit ka qenë që në konkursin intern vendet të plotësohen me staf të brendshëm
Profesorët e Fakultetit kanë shprehur pakënaqësinë me vendimet e Dekanit të këtij fakulteti lidhur me konkursin intern për pranimin e stafit akademik për vitin 2016/2017.
Komisioni i përbërë nga Dekani i Fakultetit, Musa Selimi, prodekanja Shqipe Bajçinca dhe anëtarët Bujar Turjaka, Naser Rashiti dhe Abdulla Elezi i kanë propozuar Këshillit Mësimor Shkencor kandidatë të cilët i kanë të plotësuara kushtet sipas konkursit. Ky propozim është aprovuar nga KMSH-ja, mirëpo Dekani i këtij Fakulteti, nuk hezitoi ndryshimin e kësaj liste, kështu duke bërë shkelje në dy lista.
Në të paktën katër lëndë, Dekani ka marrë vendim për ndryshimin e kandidatëve edhe pse KMSH-ja vetëm se kishte marrë vendimin final.
Njoftimi thotë se KMSH-ja në lëndën “Sporti dhe nutricioni” ka emëruar Agim Rysha, kurse dekani ka caktuar Masar Gjakën.
Gazeta Express ka kontaktuar me dekanin Musa Selimin, i cili ka thënë se Masar Gjaka është njëri ndër studentët të këtij Fakulteti, i cili aktualisht është në studime të doktoratës në Universitetin e Romës.
Selimi ka thënë se në këtë rast, të kësaj lënde, ka konkurruar personi nga Fakulteti i Bujqësisë, ku ka shtuar se i njëjti nuk ka të bëjë fare me sportin dhe nutricionin.
Ai gjithashtu ka mohuar se KMSH-ja ka marrë vendim që Agim Rysha të jetë profesor i kësaj lënde, e për këtë, ka thënë se i kanë edhe procesverbalet.
Lënda “Çështjet sociale në EF dhe sport”, kandidati i caktuar nga dekani nuk ka konkurruar fare në këtë konkurs.
Në Lëndën “Përgatitja fizike për shëndet dhe mirëqenie” është aprovuar nga KMSH-ja dhe Senati të jetë Naser Rashiti, mirëpo në listën e dytë të dekanit, është larguar nga lista si staf i brendshëm.
Vendimi i KMSH-së ka qenë që lëndët të plotësohen me staf të brendshëm, mirëpo Dekani Musa Selimi, i ka ndryshuar listat pa marrë parasysh vendimit të KMSH-së.
Për një lëndë tjetër, në të cilën është dashur të jetë me thirrje “Dr.”, nga stafi i brendshëm, dekani ka caktuar me thirrje “Mr.”
Lënda nr. 31, sipas renditjes së lëndëve, KMSH-ja ka propozuar të jetë anëtar i stafit të brendshëm, ndërsa dekani e ka caktuar staf të jashtëm, Lulzim Ibri, i cili nuk ka konkurruar fare në këtë lëndë.
Anëtarët e Komisionit për propozimin dhe pranimin e stafit akademik, Bujar Turjaka, Naser Rashiti dhe Abdulla Elezi, nuk e kanë nënshkruar propozimin.
Në mbledhjen e KMSH-së, po ky dekan është arsyetuar se listat janë dërguar për aprovim në Senatin për Aprovim, duke thënë se nuk ka bërë asnjë ndryshim në ato lista.
Abdulla Elezi për Gazetën Express ka treguar se ka kërkuar që listat e propozuara nga dekani të paraqiten në këtë mbledhje, mirëpo ai thotë se është kërcënuar nga dekani, pasi Elezi e kishte paraqitur këtë në Komisionin Disiplinor dhe përjashtim.
Listën e dytë, me vendimet e dekanit, anëtarët e Komisionit fillimisht e kishin nënshkruar, mirëpo pastaj kanë njoftuar Senatin se kanë tërhequr nënshkrimet e tyre.
Ajo listë është dashur të nënshkruhet nga tre anëtarë të Komisionit, mirëpo dekani Selimi e ka dërguar në Senat vetëm me dy nënshkrime, atë të tij dhe prodekanes Shqipe Bajçinca.
Për Gazetën Express, Musa Selimi ka thënë se Fakulteti është i interesuar që studentëve t’iu prezantohen profesorë kualitativë dhe ligjërata kualitative, “e jo të vijë dikush nga fakultetet jo përkatëse”.
Personat e caktuar nga dekani, por që janë për herë të parë punonjës të arsimit, vlen të theksohet, përkatësisht në këtë Fakultet, ata janë të angazhuar edhe me punë të tilla private: Avdi Pireva, Arben Maliqi – 5 vende pune, Lulzim Ibri – 3 vende pune, Nazim Myrtaj – 4 vende pune.

Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...
Forca Tokësore me komandë të re, Vengu: Përgjegjësia për mbr...
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...
OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rr...
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...