Pabesia shpesh është shkaktari kryesor i prishjes së një marrëdhënies, por disa nga burrat më të pasur në botë, të martuar thonë se tradhëtia me vajzat që takojnë nëpër rrjetet sociale i ka bërë ata më të vëmendshëm.
Një grup burrash që kanë tradhëtuar gratë e tyre me vajza të reja, që kanë zgjedhur të mbeten anonim për arsye të dukshme, janë hapur rreth kësaj teme duke këmbëngulur se tradhëtia në fakt e ka ruajtur marrëdhënien e tyre martesore, transmeton arbresh.info,
Shumë nga ta kanë argumentuar se duke qenë intim me një grua tjetër u ka dhënë atyre motiv për të vazhduar martesen pavarësisht mungesës së intimitetit me gratë e tyre.
Faqja online ‘Seeking Arrangement’ që bashkon vajzat me burrat e martuar, raporton se ka 123,802 burra të martuar nga SHBA-ja që kryejnë marrëdhënie me vajza të reja.
Njëri nga burrat ka theksuar se martesa 30 vjecare me gruan e tij kishte filluar të kalonte në rutinë dhe se për një kohë të gjatë ata nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Biznismeni nga Arizona ka theksuar se ‘dashnorja’ e tij ja kujton se ‘të jesh seksualisht aktiv’ është gjë e mirë.
“Nga kjo lidhje ka përfituar edhe gruaja ime,” tha ai. “Që nga ajo kohë, unë kam mësuar se si të josh edhe gruan time dhe se si ta komplimentoj.”/Arbresh.info
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë