Krye parlamentari, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme bëri me dije se me datë 19 janar në seancën e Kuvendit do të diskutohet lidhur me vdekjen e ish-aktivistit të LVV’së, Astrit Deahri, i cili ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Veseli sot gjatë ditës bëri me dije se kjo seancë ka qenë iniciativë e partive politike.
Por deputetët e opozitës e cilësojnë si të vonuar caktimin e seancës për rastin ‘Dehari” nga ana e Veselit.
Në një prononcim për Gazetën Express, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga AAK’ja, Time Kadrijaj ka thënë se presioni i OJQ’ve dhe nënshkrimi i peticionit kanë bërë që Veseli të thërrasë seancë për rastin ‘Dehari’.
Por ajo ka thënë se ndonëse e vonuar AAK e mirëpret mbajtjen e seancës ku do të diskutohet për Astrit Deharin
“…ne patjetër që do të jemi në seancën e thirrur për Astrit Deharin. Ndoshta është presioni i OJQ’ve që e ka detyruar Veselin që të thërrasë seancë për rastin Dehari”, ka thënë Kadrijaj.
Edhe deputeti nga radhët e NISMA’së për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga krye perlamentari, Kadri Veseli.
“Do të jemi pjesë e seancave plenare ku do diskutohet për Astrit Deharin. Kjo çështje është presion pozitiv i qytetarëve për mbajtjen e seancës. Ai nuk mundet me i ikë kësaj çështje”, ka thënë Berisha.
Sipas tij kjo çështje duhet të trajtohet në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje kohë më parë ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.
Ndërkohë që sot kreu i Kuvendit, Kadri Veseli i dha dritën e gjelbër kësaj çështjeje duke thirrur seancë me datë 19 dhjetor.
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...