Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni me propozim të Policisë së Kosovës i ka ndarë sot: “Medalje për Merita”, ish shefit të ICITAP-it amerikan në Kosovë, Cameron Fisher, i cili ka shërbyer në Kosovë nga viti 2013 deri më 2016.
Medalja i është ndarë për merita të veçanta, për angazhimin e Fisher në ndihmë për shumë projekte të rëndësisë së veçantë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e zbatimit të ligjit që veprojnë në kuadër të MPB-së.
Hyseni dhe Fisher evokuan kujtime të veçanta të bashkëpunimit në mes dy institucione dhe për këtë ministri Hyseni e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë së pari taksapaguesit amerikan, në avancimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë.
Ndërsa, Cameron Fisher, ritheksoi se ICITAP-i dhe qeveria amerikane do të vazhdojnë të punojnë dhe të përkrahin edhe më tej profesionalizimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë.
AUV-Maqedoni parandalon hyrjen e vezëve të pasigurta nga Ser...
Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë...
Henry: Real Madrid mendonte se ishte i paprekshëm, tani tifo...
Turqia urdhëron arrestime masive për lëvdatat online për të ...
Vdekja e një punëtori në vendin e punës në Shtime, një i arr...
Kurti në Tryezën e Dialogut Ndërfetar: Bashkëjetesa, vlerë t...