Veseli i shqetësuar për gjendjen aktuale të ajrit në Prishtinë

12:02 | 13 Dhjetor 2016
M. A.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur në takim drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ku kanë biseduar lidhur me gjendjen aktuale të ajrit në Prishtinë, përcjell arbresh.info.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit, vlerat e ajrit janë jashtë normales ka thënë Ramadani. “Sipas të dhënave janë disa vlera që janë jashtë normales për këtë instituti është brengosur së si ndikon kjo te shëndeti”, tha Ramadani, duke shtuar se qyteti i Prishtinës është zhytur në një ndotje të ajrit.

AI kërkoi nga kryeparlamentari që të përpilohet një plan në Kuvend se si të ndalohet kjo.

“Po ashtu kemi përmendur heqjen e veturave të vjetra e po ashtu edhe lëndët e ngurta djegëse për ngrohje që përdoren nga disa lagje të Prishtinës andaj për këtë duhet që ngrohtorja e qytetit të zgjerohet sepse për këtë shkak është ndërprerë edhe lënda kontaminuese që është përdorur për termocentralin Kosova A”, tha ai.

Ndërsa Veseli tha se në rend të parë është cilësia e ajrit.

“Ne si institucione duhet të ndërmarrim të gjitha masat më preventive të këtij fenomeni. Kuvendi do të merr çdo masë veçanërisht në përgatitjen e strategjisë nacionale të mbrojtjes së mjedisit”, tha ai.

Ajo që do të merret parasysh sipas tij është evitimi i automjeteve të vjetra.

“Po ashtu edhe te ngrohja pra lënda që përdoret të anashkalohet dhe kështu ngrohtorja e qytetit të shpërndahet më të gjitha vendet”, tha ai duke shtuar se duhet ndalet degradimi i ambientit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale