Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës sivjet më së shumti mjete kanë dërguar në muajin gusht ku vlera totale e mjeteve të ardhura nëpërmjet bankave, agjencive për transfere parash dhe rrugëve të tjera është 98,6 milionë euro, derisa më së paku mjete sivjet kanë ardhur gjatë muajit shkurt dhe shuma totale e mjeteve të ardhura nga diaspora ka qenë 48 milionë euro.
Duke u bazuar gjithnjë në të dhëna të BQK-së shihet se në Kosovë gjatë muajit janar të vitit 2016, nga diaspora kanë hyrë 56,7 milionë euro, derisa gjatë muajit shkurt kanë hyrë rreth 48 milionë euro. Ndërkaq, gjatë muajit mars gjithnjë duke u bazuar në të dhëna të BQK-së shihet se në Kosovë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës dërguan rreth 52 milionë euro, deri sa në muajin prill ata dërguan rreth 57 milionë euro, vlerë kjo e afërt e mjeteve që u dërguan edhe gjatë muajit maj.
Nga diaspora në Kosovë gjatë muajit qershor kanë 59 milionë euro, gjatë muajit korrik 70 milionë euro, si dhe gjatë muajit gusht kanë ardhur në Kosovë 98 milionë euro.
Nëse bëjmë një krahasim me vitet paraprake shihet se sivjet shuma e mjeteve të dërguara është dukshëm më e lartë sesa në vitet paraprake./Zeri.info./
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban