Spitalet përdorin dhoma në jeshile të lehtë sepse është gjetur se ato i qetësojnë pacientët
Ngjyra e gjelbër është një ngjyre e afërt me ngjyrën e kuqe. Ajo përshtatet me elementet mjekësore dhe nuk ka nevojë të bërtasë për të tërhequr vëmendjen. Ngjyra e gjelbër e cila mundëson një ambient më shumë kontrast, zvogëlon lodhjen e syve, dhe bën që njollat e ndritshme të kuqe të gjakut të duken më pak të spikatura.
Çka është më interesante edhe nëse e shikojmë spektrin e ngjyrave do e gjejmë ngjyrën e gjelbër si neutrale.
Me herët është përdorur ngjyra e bardhë në rrobat dhe çarçafët mjekësorë me ç’rast kombinimi i dritave të fuqishme dhe të ndritshme operative dhe një ambient plotësisht i bardhë kishte shpënë në probleme me shikim apo më saktë lodhje të syve për kirurgun dhe stafin tjetër.
Që nga viti 1950 dhe 1960 shumica e spitaleve kanë braktisur përdorimin e ngjyrës së bardhë në rrobat e operacionit dhe çarçafët e sallave operative dhe kanë zgjedhur lloje të ndryshme të ngjyrës së gjelbër.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirt dhe gjallërinë në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër .
Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër është ai që zhvilluan banorët e Londrës me urën ”Blak Fajar”, që njihej si ”ura e vetëvrasjeve”, pasi pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhnin mbi të.
Ndryshuan ngjyrën nga ngjyrë pluhuri të errët në ngjyrë të gjelbër. Si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...